Bebe Rexha mund të bëjë bashkëpunim me një nga idhujt e saj

Bebe Rexha mund të bëjë bashkëpunim me një nga idhujt e saj

14 October 2019 09:23

Këngëtarja me renome botërore e origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka zbuluar një nga idhujt e saj.

Ylli i muzikës pop ka paralajmëruar edhe një bashkëpunim me të. Bëhet fjalë për këngëtaren e famshme Dolly Parton.

Në një postim në Instagram, Rexha dhe Parton ndajnë mendimin e përbashkët për të sjellë një këngë.

“Po vdes. Ajo është një nga idhujt e mi. Shikojeni atë. Ajo është qëllimi im. Ndoshta një bashkëpunim?”, shkruante në mbishkrimin e një videomesazhi të Partonit.

Në videomesazhin ndaj Rexhës, Parton shprehet: “Përshëndetje. Jam një fanse e jotja. Dhe shpresoj që një ditë të bëjmë bashkëpunim. Dikush më tha që edhe ti e do këtë gjë. Kjo më bën të lumtur”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme