Kravitz si Catwoman së bashku me Pattinsonin në vazhdimin e Batmanit

Kravitz si Catwoman së bashku me Pattinsonin në vazhdimin e Batmanit

17 October 2019 22:17

Ylli i serisë së HBO-së "Big Little Lies", Zoe Kravitz, në filmin e ardhshëm të regjisorit Matt Reeves për superheroin Batman do ta luajë personazhin ikonik Catwoman.

Në filmin e ri për superheroin nga Gothami, vajza e muzikantit amerikan Lenny Kravitz do të luajë së bashku me aktorin britanik Robert Pattinson, i cili do ta luajë Batmanin.

Image

Para-produksioni i vazhdimit të ri për heroin e stripave Batman pritet gjatë verës së vitit të ardhshëm, ndërsa data e fillimit të xhirimeve nuk dihet ende, shkruan KOHA Ditore. Insajderët e filmit janë të bindur se xhirimet do të fillojnë në fund të vitit 2019 ose në fillim të vitit 2020, ashtu që në verën e vitit 2021 të mbërrijë në kinematë botërore.

Regjisori Matt Reeves, i cili ishte regjisor i dy vazhdimeve të franshizës filmike “Planet of the Apes”, e mori detyrën e regjisë së filmave për Batmanin, pasi që fituesi i çmimit “Oscar”, Ben Affleck, në vitin 2017 u përshëndet nga roli i superheroit nga Gothami, duke ia mundësuar Reeves që ta zgjedhë vetë Bruce Waynein.

Në rolin e antiheroinës legjendare dhe simpatisë së Batmanit, Zoe Kravitz do ta trashëgojë aktoren dhe fituesen e çmimit Oscar Anne Hathaway, e cila për vazhdimin e filmit "Batman: The Dark Knight Return" e luajti për herë të fundit rolin Catwoman.

Para Anne Hathaway, këtë personazh ikonik në vitin 2004 e luajti Halle Berry, ndërsa aktorja e famshme Michelle Pfeiffer në vitin 1992 në filmin "Batman Returns", me regji të Tim Burton.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme