Çfarë është “gjëja e bardhë” në foton e parë të Aniston në Instagram?!

Çfarë është “gjëja e bardhë” në foton e parë të Aniston në Instagram?!

17 October 2019 15:19

Aktorja Jennifer Aniston (50) e ka hapur profilin në Instagram dhe ka postuar një foto me miqtë e saj nga seriali ‘Friends’, i cili i bëri të famshëm që të gjithë. Jennifer, Courteney Cox (55), Matt LeBlanc (52), David Schwimmer (52), Lisa Kudrow (56) dhe Matthew Perry (50) të gjithë u mblodhën dhe pozuan, ndërkohë që as që kishin shpresuar se sa vëmendje do të tërhiqte selfie i tyre i zakonshëm.

“Tani jemi miq edhe në Instagram” - ka shkruar Jennifer, duke mbledhur shumë komplimente për foton. Profili i saj ishte aq i mbingarkuar sa që fansat në një moment u çmendën sepse nuk mund ta ndiqnin yllin.

“Jemi të vetëdijshëm që disa përdoruesve të Instagramit nuk iu mundësua ndjekja e profilit të Jennifer Aniston. Sasia e interesit për profilin e saj është me të vërtetë e pabesueshme”, - tha një zëdhënës i Instagramit për mediat e huaja.

Megjithatë, fansat e 'Friends' vërejtën një gjë të pazakonshme në foto, shkruan KOHA Ditore. Nën kokën e 'Chandler' është një telefon në tavolinë ndërsa mbi të është një substancë e bardhë, thonë fansat. Ata debatuan se çfarë ishte ajo saktësisht, nëse ishte ndonjë lloj droge apo thjesht shkëlqim. Yjet e serialit 'Friends' nuk u prononcuan.

Diçka e ngjashme ka ndodhur disa muaj më parë kur 'Spice Girls' e postuan një foto. Në të kishte gjithashtu 'diçka të bardhë' mbi telefon, ndërkohë që ato thanë se ishte thjesht një shkëlqim drite.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme