Vëllezërit Skarsgard bashkohen për filmin epik për ikingët

Vëllezërit Skarsgard bashkohen për filmin epik për ikingët

18 October 2019 08:40

Yjet skandinave të filmit Alexander dhe Bill Skarsgard po u kthehen rrënjëve të tyre vikinge për dramën islandeze të shekullit të 10-të, “The Northman”.

Vëllezërit kanë pranuar të luajnë në projekt, i cili do ta ribashkojë Alexander me gruan e tij nga “Big Little Lies”, Nicole Kidman.

Robert Eggers do ta bëjë regjinë e dramës nga një skenar që ai e ka shkruar bashkë me poetin dhe autorin islandez, Sjon, shkruan KOHA Ditore.

Regjisori gjithashtu e ka angazhuar yllin e tij nga “The Lighthouse”, Willem Dafoe, si dhe Anya Taylor-Joy, e cila luajti në filmin e tij të njohur horror, “The Witch”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme