Justin Bieber paditet për shkak të fotos në Instagram

Justin Bieber paditet për shkak të fotos në Instagram

18 October 2019 12:43

Justin Bieber po ballafaqohet me një betejë ligjore pasi që ka postuar një foto të tij në Instagram.

Robert Barbera pretendon se ai është pronari i ligjshëm i fotos dhe se këngëtari nuk kishte të drejtë ta uploadonte atë në mars (2019).

Fotografi ka hapur proces gjyqësor për shkelje të së drejtës së autorit kundër Justinit, duke deklaruar se ai është autori i fotografisë dhe se Bieber nuk e licencoi foton prej tij para se ta postonte në mediat sociale, e as që e kishte "lejen ose pëlqimin e paditësit për ta publikuar" foton, shkruan KOHA Ditore.

Fotografia në fjalë e paraqet Justinin dhe shokun e tij, Rich Wilkerson, në një automobil.

Në muajt e fundit, Gigi Hadid dhe Jennifer Lopez gjithashtu janë paditur për shkeljen e të drejtave të autorit për fotot e tyre që ato i postuan përmes Instagramit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme