Taika Waititi paralajmëron ngjarjen e mundshme për "Thor 4"

Taika Waititi paralajmëron ngjarjen e mundshme për "Thor 4"

18 October 2019 16:46

Fansat e Marvelit mezi po presin ta shohin përsëri Natalie Portman në rolin e Jane Foster, e cila do të duhej të bëhej Thori femror në filmin e ri, ndërsa shumë njerëz po hamendësojn se si do të përshtatet rikthimi i saj në franshizë dhe nëse ky rikthim do ta ndjekë ngjarjen nga stripi.

Në stripa, Jane diagnostikohet me kancer të gjirit, me të cilin e fillon betejën, ndërkohë që Thor bëhet i padenjë për Mjolnirin dhe e humb titullin e tij të superheroit asgardian. Gruaja e panjohur më pas arrin ta ngrejë Mjolnirin dhe e quan veten Mighty Thor ndërsa në stripat e shkruar nga Jason Aaron zbulohet se Jane dhe Thor i ri janë një person. Në momentin që Jane bëhet superhero, kanceri i saj më nuk ekziston, por ai e shkatërron ndërsa ishte vetëm njeri.

Image

Regjisori i filmit Taika Waititi ishte në një konferencë për shtyp për filmin e tij të ri Jojo Rabbit kur përmendi se kanceri i Jane mund të përfshihet në film: "Mendoj se është një pjesë shumë e fuqishme e ngjarjes, shkruan KOHA Ditore. Është shumë e guximshme që lufton me kancerin dhe që njëkohësisht është në beteja të tjera. Personalisht, do të doja shumë ta bëja një ngjarje të tillë. Por do ta shihni më vonë nëse kjo vërtet do të ndodhë në film sepse ne i largojmë disa gjëra gjatë xhirimeve", tha ai.

Image

Ngjarja e filmave të Marvel e ka frymëzimin nga stripat, por disa elemente (të rëndësishme) qëllimisht mënjanohen pas xhirimit. Chris Hemsworth do ta reprizojë rolin e tij si Thor, ndërsa Tessa Thompson si Valkyrie. Përveç regjisë, Taika Waititi do ta shkruajë edhe skenarin. Të tre ata kanë bashkëpunuar me sukses në vazhdimin e mëparshëm, “Thor: Ragnarok”, i cili ishte një hit i madh duke i fituar rreth 853 milionë dollarë dhe aktualisht është filmi më fitimprurës në franshizë (në vendin e dytë është Thor: World of Darkness me 644 milionë dhe i treti është Thor me vetëm 449 milionë dollarë).

“Thor 4” titullohet zyrtarisht “Thor: Love and Thunder” dhe do të fillojë me xhirime në fillim të vitit 2020, ndërsa pritet në kinema më 5 nëntor 2021.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme