Shriek i bashkohet Carnages në "Venom 2"

Shriek i bashkohet Carnages në "Venom 2"

18 October 2019 20:49

Si duket Carnage do të ketë shoqëri në vazhdimin e ardhshëm të filmit “Venom”. Personazhi nga stripat e Marvelit, i quajtur Shriek, thuhet se është futur në vazhdim, të paktën kështu pretendojnë burimet e afërta me projektin.

Zëdhënësi i Sonyt nuk pranoi të komentojë, duke pretenduar se projekti është në një fazë shumë të hershme për t’i zbuluar detajet.

Kyçja e Shriekut në film është një zgjedhje logjike duke pasur parasysh historinë e saj në stripat e Marvelit: ajo ka fuqi sonike dhe e ndihmon vrasësin serik Cletus Kasady aka Carnage, armikun përbindësh të Venomit, shkruan KOHA Ditore. Ajo është gjithashtu e lidhur me të në aspektin romantik.

Image

Keqbërësi i preferuar i fansave Carnage u prezantua në fund të filmit Venom, ndërsa ai u luajt nga Woody Harrelson. Ende nuk dihet se kush do të shfaqet në rolin e Shriek.

Produksioni i filmit është caktuar të fillojë vitin e ardhshëm, ndërsa dalja e filmit është planifikuar për 22 tetor 2020.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme