Harry në lot: “Po më zgjohen emocionet që nuk i kam ndier më parë...”

Harry në lot: “Po më zgjohen emocionet që nuk i kam ndier më parë...”

19 October 2019 23:12

Vitin e kaluar kam qëndruar këtu me bashkëshorten dhe e dinim që do të bëheshim prindër. Më kujtohet që e shtrëngova fort dorën e Meghan dhe menduam që së shpejti edhe vetë do të rrisim fëmijë, tha princi Harry, (35), në ndarjen e çmimeve WellChild në Londër, raporton revista People.

Harry u ngjit në skenë dhe si ambasador mbretëror e mbajti një fjalim. Me bashkëshorten e tij, Meghan (38), ata morën pjesë në ngjarjen e dedikuar fëmijëve që luftojnë me sëmundje dhe probleme, shkruan KOHA Ditore. Atë e rrëmbyen emocionet derisa po fliste për atësinë, kështu që në një moment lotët sa nuk i rrodhën fytyrës. Kështu princi e tregoi anën e tij të butë dhe e kujtoi ditën kur u bë baba.

Image

“Jam anëtar i kësaj organizate për dhjetë vjet tashmë dhe çdo vit arrijnë të më befasojnë dhe frymëzojnë. Tani që jam këtu si prind dhe ju flas për të gjitha këto, në mua po zgjohen emocione të cilat as që i njihja deri sa u bëra baba”, – përfundoi Harry, duke thënë se asnjë prind nuk mund ta imagjinojë fëmijën e tij duke vuajtur, dhe i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe fituesit e çmimeve.

Ndarje e çmimeve WellChild është një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe më emocionuese të vitit. Aty nderohen fëmijët e sëmurë rëndë dhe kujdestarët e tyre. Harry është sponsor i kësaj ngjarje që nga viti 2007, megjithatë, kjo ishte hera e tij e parë që ai mori pjesë si prind. Për dallim nga ai, Meghan mori pjesë vitin e kaluar për herë të parë në ndarjen e çmimeve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme