Kourtney i befason adhuruesit: “Do të isha e lumtur sikur shou të përfundonte”

Kourtney i befason adhuruesit: “Do të isha e lumtur sikur shou të përfundonte”

20 October 2019 10:15

Është publikuar fragmenti i ri për reality shown ‘Keeping Up With Kardashians’, ndërsa fansat janë të brengosur që sezoni i ardhshëm mund të jetë pa Kourtney Kardashian, (40), shkruan Elle.

Motra më e vjetër Kardashian është më e përkushtuar ndaj fëmijëve, dhe për shkak të kësaj, ka pasur shumë grindje, sidomos me Kim Kardashian (38), e cila shpesh i thoshte se është dembele dhe se punon më së paku.

“ A do të ishe e lumtur sikur të përfundonte show? - e pyeti Khloe Kardashian (35) motrën, në çfarë ajo u përgjigj pozitivisht.

“ Po, kush mërzitet?”, - tha Kourtney, për të cilën nuk është hera e parë që thotë se do të dëshironte të largohej nga reality show.

Në trailer më vonë dëgjohet Kim Kardashian duke bërtitur se ajo do ta shkarkonte Kourtneyn, ndërsa motra e saj ia ktheu se nuk e kishte takuar ndonjë person më të keq se ajo, shkruan KOHA Ditore.

“Për momentin jam e lumtur dhe e kënaqur me bekimet që m’i ka ofruar jeta, por ka momente kur dua të largohem nga shou. Jeta është e shkurtër dhe dëshiron të jesh e lumtur”, - tha Kardashianja kohët e fundit. Qysh tre vjet më parë, ajo tha se dëshironte të largohej nga reality i cili e ndjek çdo hap të familjes së saj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme