Bebe Rexha i përgjigjet kritikës se duhet të dobësohet

Bebe Rexha i përgjigjet kritikës se duhet të dobësohet

21 October 2019 17:26

Bebe Rexha ia ktheu goditjen një trolli në Instagram, i cili i tha asaj se "duhet të dobësohet".

Këngëtarja e “Meant to Be” u detyrua të mbrohej pasi e postoi një foto të saj pas performancës së saj të parë solo në “The Ellen DeGeneres Show” të premten, shkruan KOHA Ditore.

Në foto, ylli dukej e mahnitshme me një fustan të zi me supe të hapur, ndërsa pranë fotos shkroi: "Gjithmonë kam dashur të performoj solo tek Ellen dhe fakti që e bëra për një këngë fuqizuese ishte i mahnitshëm. Jam shumë mirënjohëse. #YouCantStopTheGirl".

Megjithatë, mesazhi fuqizues i Bebe humbi tek një fans, i cili në pjesën e komenteve shkroi: "Wow... duhet të dobësohesh."

E pabrengosur nga komenti, ylli i hitit “Say My Name” e kritikoi atë, duke ia “kthyer goditjen”: "Jo, duhet të jesh më i pranueshëm dhe të punosh në vetë-urrejtjen tënde".

Bebe nuk ka pasur kurrë frikë të përballet me kritikuesit e trupave në internet, dhe këmbëngul se ajo është e lumtur me formën e trupit të saj - pasi që zbuloi se drejtuesit e shtëpisë diskografike dikur e detyruan t’i nënshtrohej "programit për formë të trupit" dhe t’i humbte 9 kilogramë, në fillim të karrierës së saj.

Ajo gjithashtu i titulloi këngët e saj të fundit “Not 20 Anymore” dhe “You Can’t Stop The Girl” në përgjigje të kritikave që kishte pranuar.

Kënga e fundit shfaqet në kolonën zanore të “Maleficent: Mistress of Evil”, që tani po shfaqet në kinema.

Image

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme