Dennis Quaid fejohet me të dashurën 26-vjeçare

Dennis Quaid fejohet me të dashurën 26-vjeçare

21 October 2019 19:28

Aktori i filmit Parent Trap, Dennis Quaid, raportohet se i ka propozuar të dashurës së tij Laura Savoie.

Sipas Us Weekly, ylli 65 vjeçar i propozoi 26-vjeçares Laura të martohej me të, pasi që çifti ishte parë në pushime së bashku në Hawaii të premten. Çifti janë në lidhje që nga qershori, shkruan KOHA Ditore.

Mendohet se kjo do të jetë martesa e parë për Laura, e cila është studente e doktoratës në universitetin e Texasit, ndërsa Dennis më parë ishte martuar tre herë dhe i ka tre fëmijë - djalin 27-vjeçar Jack me ish-gruan Meg Ryan dhe vajzat binjake 11 vjeçare me ish-gruan Kimberly Quaid.

Në fillim të këtij viti, ylli i “Day After Tomorrow” e pranoi se ai akoma "e adhuron shumë" Megin, duke i thënë gazetës irlandeze The Independent: "Sigurisht që e dua ende”.

Image

"E adhuroj shumë dhe ne argëtohemi shumë. I kemi kaluar 13 vite të mira së bashku. E kemi një fëmijë së bashku dhe kemi ndarë shumë momente në jetë: ajo e zbukuroi jetën time."

Dennis dhe Meg u martuan në vitin 1991 dhe u ndanë në vitin 2000, ndërsa shkurorëzimi i tyre u finalizua vitin pasues.


 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme