Rita Ora e Dua Lipa, në mesin e 15 yjeve më të pasura në Britani

Rita Ora e Dua Lipa, në mesin e 15 yjeve më të pasura në Britani

29 October 2019 18:14

Dy këngëtaret me prejardhje kosovare, Rita Ora dhe Dua Lipa, janë përfshirë në mesin e yjeve më të pasura në Britani të Madhe.

Në listën e përvitshme “Heat’s Rich List”, dy këngëtaret zënë vendin e 13-të dhe të 15-të.

Rita Ora si e 13-a raportohet të ketë më shumë se 20 milionë euro pasuri. Në këtë listë të përvitshme ajo është thënë se pasurinë më të madhe e ka fituar nga sponsorizimet, përfshirë atë me Adidasin dhe Coca-Colën dhe punën në televizione si në X Factor e The Voice, transmeton Koha.net. Po ashtu përfshihet shtëpia e saj në Londër në vlerë prej më shumë se katër milionë euro dhe shtëpia e prindërve të saj në Kosovë në vlerë afër dy milionë eurove.

Dua Lipa në anën tjetër ka pasuri më pak se 14 milionë euro. Edhe pse kishte fituar 3.3 milionë euro me “New Rules” ajo s’kishte arritur të hynte vitin e kaluar në këtë listë. Që nga ajo kohë, pasuria e saj u shtua ndjeshëm falë turneve dhe sponsorizimeve me Jaguar, Adidas, Pepe Jeans dhe YSL.

Këngëtari Ed Sheeran është ylli britanik më i pasur. Ai ka pasur prej gati 200 milionë eurosh. Pas tij janë Daniel Radcliffe, Harry Styles, Emma Watson e Nial Horan që kompletojnë top-pesëshen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme