“Joker” inkason më shumë se 900 milionë dollarë në biletaritë e kinemave në të gjithë botën

“Joker” inkason më shumë se 900 milionë dollarë në biletaritë e kinemave në të gjithë botën

04 November 2019 16:57

Fimi “Joker” me Joaquin Phoenix në rolin kryesor, me të ardhurat prej 900 milionë dollarësh nga shitja e biletave në të gjithë botën, e ka thyer edhe një rekord. Kjo është fitore e madhe për studion Warner Bros dhe DC, por edhe për regjisorin Todd Phillips, veçanërisht pasi që "Joker" nuk është një film tradicional për superheronj.

Filmi “Joker” produkesioni i të cilit kushtoi vetëm 60 milionë dollarë, i ka sjellë studios Warner Bros dhe partnerëve të saj (Village Roadshow dhe Bron Studios) të ardhura prej 500 milionë dollarësh.

Ky film i errët anti-heroik i kategorisë R (kategori e filmave të cilin të rinjtë nën moshën 17 vjeçare nuk duhet ta shikojnë pa përcjelljen e prindërve) që nga fillimi i shfaqjes e ka thyer një varg rekordesh me të cilat e tejkaloi edhe “Deadpoolin”, i cili i inkasoi 783 milionë dollarë.

Analistët vlerësojnë se ‘Joker’ deri në fund të shfaqjes do t’i fitojë 950 milionë dollarë ose edhe më shumë, shkruan Hollywood Reporter.

Kur bëhet fjalë për filmat për superheronjtë, "Joker" aktualisht renditet në vendin e 13-të, pak përpara "Spiderman 3" i cili i fitoi 895 milionë dollarë, shkruan KOHA Ditore. Nëse i shikojmë vetëm realizimet e DC, atëherë "Joker" është në vendin e katërt, menjëherë pas "Aquaman" i cili i fitoi 1.14 miliardë dollarë dhe filmat "The Dark Knight Rises" të ardhurat e të cilit janë 1.08 miliardë dollarë dhe "The Dark Knight" të ardhurat e të cilit janë 1 miliard dollarë nga trilogjia e Christopher Nolan. Këto shifra janë pa u llogaritur inflacioni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme