Axl Rose rrëshqet dhe rrëzohet në skenë gjatë koncertit në Vegas

Axl Rose rrëshqet dhe rrëzohet në skenë gjatë koncertit në Vegas

04 November 2019 18:57

Veterani i rockut Axl Rose të premten ka pësuar rënie të keqe në një skenë koncerti në Las Vegas.

Frontmeni i “Guns N' Roses” po e këndonte coverin e klasikut të bendit “Knockin 'On Heaven’s Door” nga Bob Dylan në The Colosseum në Caesars Palace kur ai filloi të ecte prapa dhe rrëshqiti në mes të këngës.

Megjithatë, në video pamjet e incidentit, të siguruara nga TMZ, Axl dukej se nuk u lëndua pasi që u hodh drejt e në këmbë për të vazhduar me këngën, përpara se të vraponte në pjesën anësore të skenës për ta marrë një peshqir dhe për ta fshirë zonën në fjalë, shkruan KOHA Ditore.

Këngëtari më pas ka shkruar në Twitter për t’i falënderuar adhuruesit për shqetësimin e tyre, duke e pranuar se ai ishte shpëtuar nga këpucët e tij.

"Ju faleminderit për të gjitha dëshirat më të mira dhe nëse nuk do t’i kisha çizmet dhe rripat dhe duke e pasur parasysh çdo gjë që bëj, kyçi im i këmbës do ta pësonte më keq."

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme