Jane Fonda rekruton Mark Ruffalon dhe Sharon Stone për protestat e ardhshme për ndryshimet klimatike

Jane Fonda rekruton Mark Ruffalon dhe Sharon Stone për protestat e ardhshme për ndryshimet klimatike

04 November 2019 20:58

Sharon Stone, Mark Ruffalo dhe Pamela Anderson janë në mesin e yjeve që janë të gatshëm të rrezikojnë arrestimin duke iu bashkuar Jane Fondas për një protestë të ardhshme për ndryshimet klimatike.

Ikona e filmit “Barbarella” u mor në paraburgim të premten (1 nëntor) për herë të katërt brenda katër javëve pasi i organizoi demonstrat e saj më të fundit mjedisore, të titulluara Fire Drill Fridays, në Washington.

Aktoret Catherine Keener dhe Rosanna Arquette ishin gjithashtu në mesin e aktivistëve të arrestuar, në gjurmët e Ted Danson dhe Sam Waterston, të cilët kishin marshuar me Fondën dhe u burgosën në tubimet e mëparshme javore.

Image

Fonda planifikon të vazhdojë t’u bëjë presion ligjvënësve duke i organizuar Friday Drill Fridays deri në Vitin e Ri, dhe ajo zbulon se e ka një listë të tërë të fytyrave të tjera të famshme që duan të marrin pjesë në protesta, shkruan KOHA Ditore.

"Taylor Schilling, Diane Lane, Mark Ruffalo, Bobby Kennedy, Jackson Browne", tha ajo për Vulture.com para arrestimit të së premtes, ndërkohë që i radhiti ata që tashmë janë dakorduar të marrin pjesë në ngjarjet e ardhshme.

"Sharon Stone dëshiron të vijë", shtoi ajo. “Pamela Anderson tha që dëshiron të vijë. Piper Perabo. Oh, dhe Shailene Woodley! Dhe Kyra Sedgwick. "

Fonda e pranon se nuk ka nevojë të bëjë shumë për t’i bindur miqtë e saj të famshëm që t’i rrisin angazhimet e tyre për të kërkuar veprime për ndryshimin klimatik me një angazhim të vogël qytetar.

"Ata e kanë një përvojë të thellë gjatë arrestimit ...", shpjegoi ajo. "Ata e kuptojnë se kjo është me të vërtetë një krizë dhe ata duhet ta intensifikojnë angazhimin dhe aktivizmin e tyre. Kjo është ajo që unë synoj".

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme