“Rage Against The Machine” ribashkohen për koncertet e vitit 2020

“Rage Against The Machine” ribashkohen për koncertet e vitit 2020

04 November 2019 23:00

Rockerët e “Rage Against The Machine” po ribashkohen edhe një herë për të performuar në festivalin muzikor të Coachella vitin e ardhshëm (‘20) në Indio, California.

Këngëtari Zach De La Rocha, kitaristi Tom Morello, basisti Tim Commerford dhe bateristi Brad Wilk më në fund i konfirmuan thashethemet për ribashkimin të premten kur e postuan një listë me disa data koncertesh në rrjetet sociale.

Image

Bendi do ta nisë turneun rikthyes në El Paso, Texas më 26 mars dhe do të performojë në New Mexico dhe Arizona, përpara se të shkojë në Indio në prill për festivalin vjetor dy-fundjavësh, shkruan KOHA Ditore.

Bendi rock-politik, i cili fillimisht u shpërbë në vitin 2000, u ribashkua për herë të fundit në vitin 2007 ku qëndroi bashkë për katër vjet, duke e realizuar performimin e tyre të fundit së bashku në festivalin L.A. Rising në vitin 2011.

Datat e reja të koncerteve paraqiten pothuajse gjashtë muaj pasi që Morello insistoi se nuk kishte plane për ribashkim të sërishëm të Rage Against the Machine, pasi që formoi një band të ri, Prophets of Rage, me Commerford dhe Wilk dhe ikonat e rapit Chuck D dhe B-Real.

"Nuk ka asnjë lajm për Rage Against the Machine", tha ai për HardDrive Radio në maj.

"Kohërat kërkojnë që njerëzit të ngrihen. Këtë jam duke e bërë me gjërat e mia, këtë e bën Prophets of Rage. Mos e prisni Rage Against the Machine. Formoni bendin tuaj dhe përvishjuni punës.” Por tani si duket gjërat kanë ndryshuar dhe ai do ta shpërbëjë bendin para ribashkimit të planifikuar të Rage Against the Machine.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme