Jeff Goldblum bashkon forcat me Miley Cyrus për një album të ri xhazi

Jeff Goldblum bashkon forcat me Miley Cyrus për një album të ri xhazi

05 November 2019 08:01

Aktori dhe muzikanti i xhazit Jeff Goldblum është bërë bashkëpunëtor i pazakontë i Miley Cyrus pasi e angazhoi atë të paraqitet në albumin e tij të ri.

Dueti i çuditshëm këndoi së bashku në një cover të “The Thrill Is Gone” të Chet Baker, regjistruar për albumin më të fundit të Jeff, “I Shouldn’t Be Telling You This”, dhe 67 vjeçari po e lavdëron vazhdimisht talentin e saj, shkruan KOHA Ditore.

"Ta dëgjosh të paparën Miley Cyrus të këndojë në një nga aranzhimet tona është si surrealiste ashtu edhe e mahnitshme", thotë ylli i Jurassic Park në një deklaratë. "Nuk mund të ndaloj së dëgjuari. Është e përsosur".

Fiona Apple, Sharon Van Etten, Gregory Porter dhe Anna Calvi gjithashtu i bashkohen Goldblum dhe bendit të tij, The Mildred Snitzer Orchestra, në studion për I Shouldn't Be Telling You This, i cili u plasua në treg të premten e kaluar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme