Vazhdimi “Spider-Man: into the Spider-Verse” vjen në vitin 2022

Vazhdimi “Spider-Man: into the Spider-Verse” vjen në vitin 2022

05 November 2019 10:01

Vazhdimi i shumëpritur i Marvelit “Spider-Man: into the Spider-Verse” do të dalë në vitin 2022.

I publikuar në vitin 2018, në filmin me animacion CGI shfaqet Spider-Man (adoleshenti Miles Morales) duke u përpjekur që ta ndalojë një kërcënim ndërdimensional me ndihmën e Spidermanëve nga universet e tjera, përfshirë Peter Parker, Spider-Gwen (Stacy) dhe Spider-Ham, shkruan KOHA Ditore.

Image

Filmi 90 milionë dollarësh, me produksion të Columbia Pictures dhe Sony Pictures Animation në bashkëpunim me Marvel, i fitoi 375.5 milionë dollarë në të gjithë botën, sipas Box Office Mojo.

Shameik Moore, i cili ia huazoi zërin Morales, pritet të kthehet për vazhdimin, i cili është planifikuar ta ketë premierën më 8 prill 2022.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme