Felicity Huffman e fillon shërbimin në komunitet pas daljes nga burgu

Felicity Huffman e fillon shërbimin në komunitet pas daljes nga burgu

06 November 2019 12:44

Felicity Huffman e ka filluar shërbimin e saj në komunitet për shkak të rolit në skandalin e regjistrimeve në kolegj, pasi që dënimi i yllit me 14 ditë burg u shkurtua javën e kaluar.

Aktorja e “Desperate Housewives” i kaloi vetëm 11 ditë prapa grilave, pasi u deklarua fajtore se i pagoi 15.000 dollarë për ta regjistruar përmes mashtrimeve vajzën e saj në provimet universitare. Ajo do të jetë në liri me kusht për një vit.

Përveçse e pagoi gjobën prej 30.000 dollarësh, Felicity është urdhëruar nga gjykatat t’i kryejë 250 orë shërbim në komunitet, të cilin ajo e filloi në Los Angeles të dielën, shkruan KOHA Ditore.

Ylli ishte në “The Teen Project” – qendra e trajtimit për t’i rehabilituar femrat e reja që janë në rrezik të trafikut seksual dhe të qenit të pastreha – ku e mbante një kazan të madh plastik ku ishin kënaçet për torta, ndërsa hynte dhe dilte nga institucioni i rehabilitimit vetë.

Aktorja 56-vjeçare u shfaq me humor të dobët, dhe ishte e veshur me një triko të zezë me qafë, xhinse të kaltra dhe këpucë të zeza.

Felicity ishte një nga 30 prindërit, përfshirë yllin e “Fuller House”, Lori Loughlin, të cilët u akuzuan për mashtrim të sistemit. Ylli i “Fuller House” e ka pranuar fajësinë dhe nuk është dënuar ende.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme