Zellweger “thatanike” ka humbur 15 kilogramë

Zellweger “thatanike” ka humbur 15 kilogramë

06 November 2019 18:46

Edhe pse nuk e kemi parë prej kohësh në ekranin e madh, aktorja Renée Zellweger (50) është rikthyer me rolin e Judy në filmin për aktoren dhe këngëtaren e famshme amerikane Judy Garland.

Për rolin e saj në film Zellweger së fundi e fitoi çmimin “Hollywood Actress Award” për aktoren më të mirë, ndërsa fansat ende nuk mund ta besojnë linjën e re të aktores.

Zellweger thuhet se i ka humbur rreth 15 kilogramë dhe raportohet se ishte në dietë në të cilën duhet t’i konsumonte 40 për qind karbohidrate, 30 për qind proteina dhe 30 për qind yndyra, shkruan KOHA Ditore. Përveç dobësimit, kjo lloj diete konsiderohet gjithashtu e mirë për shëndetin. Edhe vetë aktorja së fundi e ka pranuar se është e varur nga ushtrimet, përveç ushqimit të shëndetshëm.

Image

“Kudo që zhvendosem ose jetoj, gjithmonë shkoj në palestër”, - shpjegoi Zellweger, duke lënë të kuptohet që kurrë nuk ishte ndier më mirë.

“Nuk isha e pranishme për një kohë, thënë sinqerisht, sepse nuk u kujdesa për veten. Dukesha sikur nuk isha duke u kujdesur për veten time, kështu jam ndier. U mërzita me vetveten. Arrita deri në atë pikë sa u ndjeva sikur isha ulur pranë vetes derisa po xhiroja, shikoj dhe i rrokullis sytë. Kështu që vendosa të largohesha, të bëhesha më interesante, të bëja diçka tjetër”, - tha Renee.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme