Lavigne ka lënë prapa sëmundjet dhe shkurorëzimet

Lavigne ka lënë prapa sëmundjet dhe shkurorëzimet

06 November 2019 20:47

Këngëtarja kanadeze Avril Lavigne nuk duket se është plakur qëkur u publikua singli i saj “Complicated”, i cili e bëri atë të famshme në tërë botën.

Kanë kaluar 17 vjet dhe sot 35-vjeçarja Avril ende duket sikur të ishte në vitet e saj të adoleshencës. Ajo aktualisht është në turneun “Head Above Water” dhe ka interpretuar edhe në festivalin “Live in the Vineyard”, ku përveç pamjes së saj rinore ua ka kujtuar të gjithëve edhe aftësitë e saj vokale.

Image

Avril, në moshën 17- vjeçare u bë solo-artistja më e re femër që arriti në vendin e parë me albumin më të shitur në Britani të Madhe, shkruan KOHA Ditore. Vargu i suksesshëm vazhdoi me hitet "Sk8er Boi", "My Happy Ending" dhe "I’m With You".

Ajo aktualisht është në lidhje me miliarderin 33-vjeçar Phillip Sarofim, ndërsa së fundi foli publikisht për sëmundjen ngjitëse të transmetuar nga rriqrat shkaku i së cilës i kaloi dy vjet të vështira në shtrat duke menduar se do të vdiste.

"U përballa me faktin se do të vdisja, e pranova atë", tha Avril. Por pas një kohe të gjatë gjendja e saj filloi të përmirësohej dhe periudha e saj e vështirë i shërbeu si frymëzim.

"Në disa momente u ndjeva sikur isha duke u fundosur, isha duke u mbytur dhe duhej të luftoja për ajër. Tekstualisht mezi po merrja frymë", tha ajo në një rast.

Prapa saj janë edhe dy martesa të dështuara. Ajo ishte me frontmenin e “Nickelbeck”, Chad Kroeger nga viti 2013 deri në 2015, dhe me këngëtarin e bendit “Sum 41” Deryck Whibley nga viti 2006 deri në vitin 2010.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme