Kacey Musgraves në specialen festive me Camila Cabello dhe Kendall Jenner

Kacey Musgraves në specialen festive me Camila Cabello dhe Kendall Jenner

06 November 2019 22:48

Ylli i muzikës country Kacey Musgraves e ka angazhuar Camila Cabellon, Lana Del Rey dhe Kendall Jenner, për t’i ndihmuar fansat që të futen në frymën festive për emisionin e saj të parë special festiv.

Këngëtarja është duke e përgatitur një performancë yjesh për emisionin e Krishtlindjeve “The Kacey Musgraves Christmas Show”, të cilin ajo e ka përshkruar si "një rimagjinim nostalgjik festiv të frymëzuar nga Wes Anderson", shkruan KOHA Ditore.

Në shou do të paraqitet debutimi i Glittery, duetit të ri origjinal me Troye Sivan, ndërsa Del Rey do ta këndojë versionin e saj të klasikut dimëror I’ll Be Home for Christmas, dhe Cabello do ta këndojë “Rockin' Around the Christmas Tree”.

Aktorja/këngëtarja Zooey Deschanel, ylli i R&B Leon Bridges dhe komedianët James Corden dhe Fred Armisen gjithashtu do të dalin në skenë për këtë ngjarje, e cila do të prezantohet nga Dan Levy i “Schitt’s Creek”.

The Kacey Musgraves Christmas Show do ta ketë premierën në Amazon Prime Video më 29 nëntor (19), kur gjithashtu do të dalë një tingull zanor shoqërues.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme