Catherine Deneuve ka pësuar sulm “shumë të kufizuar” në tru

Catherine Deneuve ka pësuar sulm “shumë të kufizuar” në tru

08 November 2019 16:57

Ikona e aktrimit francez Catherine Deneuve pritet të ketë një rikuperim të mirë pasi e pësoi një sulm "shumë të kufizuar" në tru.

Ylli i “Hustle” u hospitalizua në Paris gjatë mbrëmjes së të martës dhe asaj iu tha se ishte në një "gjendje serioze" që kërkonte ekzaminim "të thellë", sipas një raporti në Le Parisien.

Tani të afërmit e saj e kanë lëshuar një deklaratë të shkurtër për The Associated Press, duke zbuluar se 76 vjeçarja e kishte pësuar një sulm "shumë të kufizuar në tru dhe që është i shërueshëm".

"Për fat të mirë, ajo nuk ka deficite motorike por, natyrisht, duhet të marrë ca kohë për të pushuar," shtoi familja e saj, pa dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me gjendjen.

Deneuve ishte në mes të xhirimeve të “De son vivant” (In One’s Lifetime) me regjisoren Emmanuelle Bercot, kur u sëmur, shkruan KOHA Ditore. Ende nuk është e qartë se si do të vazhdojë regjisorja si rezultat i problemit shëndetësor të aktores.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme