Lady Gaga kritikon thashethemet për romancën me Bradley Cooper

Lady Gaga kritikon thashethemet për romancën me Bradley Cooper

09 November 2019 08:02

Lady Gaga e ka kritikuar shtypin për spekulimet e mëdha për duetin e saj me Bradley Cooper gjatë ceremonisë së “Oscarit”, duke këmbëngulur se ata e "orkestruan" tërë performancën për t'i bërë shikuesit të besojnë se ishin të dashuruar.

Performanca e përzemërt e dyshes së “A Star Is Born” në këngën “Shallow” në ceremoninë e sivjetme të Oscarit u shfaq në lajmet kryesore në mbarë botën, ndërsa thashethemet më vonë thonin se ajo performancë ishte pjesërisht përgjegjëse për ndarjen që pasoi në mes Bradley dhe Irina Shayk, shkruan KOHA Ditore.

Image

Por duke folur me Oprah Winfrey në një intervistë të re për revistën amerikane “Elle”, Gaga këmbënguli që spekulimet për natyrën e marrëdhënies së saj me Bradley ishin "shumë qesharake".

E pyetur nga Oprah se si e menaxhoi aq mirë situatën, Gaga u përgjigj: "Sinqerisht, mendoj se shtypi është shumë qesharak. Ne e bëmë një tregim dashurie. Për mua, si interpretuese dhe si aktore, natyrisht që donim që njerëzit të besonin se ishim të dashuruar.

"Dhe ne donim që njerëzit ta ndiejnë atë dashuri në ceremoninë e Oscarit. Ne donim që ajo të kalonte nëpër thjerrëzat e asaj kamere në çdo televizion që po shikohej. Dhe kemi punuar shumë për të, kemi punuar me ditë të tëra. Ne e sajuam të gjithën - ishte orkestruar si shfaqje.

"Në fakt, kur folëm për këtë, thamë, "Me sa duket e kemi bërë një punë të mirë!"

Oprah shtoi se kur bisedoi me Bradleyn për thashethemet, ai thoshte se "ndërgjegjja e tij katolike nuk do ta lejonte kurrë që ai ta shikonte atë (Gaga) në sy pranë pianos" sikur pretendimet për aferë të ishin të vërteta.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme