Brigitte Nielsen ia kishte dhënë Madonnës një shuplakë fytyrës gjatë zënkës në një klub nate

Brigitte Nielsen ia kishte dhënë Madonnës një shuplakë fytyrës gjatë zënkës në një klub nate

14 November 2019 17:26

Brigitte Nielsen zbuloi se ajo ia kishte dhënë Madonnës një shuplakë me "dorë të hapur" në fytyrë, pasi që këngëtarja vazhdonte të shkelte në këmbët e saj në një klub nate në Los Angeles në vitin 1987.

Ditë më parë aktorja 56-vjeçare foli hapur për zënkat derisa ishte e ftuar në emisionin televiziv amerikan “The Talk”, duke u thënë miqve të saj panelistë: "Në vitin 1987, unë isha në një klub në qendër të qytetit me të dhe ajo vazhdimisht më shkelte në këmbë".

Duke shtuar se shuplaka u dha me një "dorë të hapur" dhe e kishte një ndikim të madh duke konsideruar "se ajo nuk është shumë e madhe dhe unë jam gjigante", Brigitte qeshi se shuplaka kishte pasoja shumë të shpejta.

"E mbaj mend që vetëm gjashtë djem të mëdhenj më kapën - dhe kjo ishte e drejtë, unë me siguri nuk duhet ta kisha bërë - dhe u largova nga klubi", qeshi ylli danez e gjatë 180.42 cm.

Brigitte vazhdoi të hakmerrej ndaj Madonnës duke "e kaluar një natë me Sean Penn disa muaj më vonë në jug të Francës", shkruan KOHA Ditore.

Madonna dhe Sean u shkurorëzuan në vitin 1989, ndërsa Brigitte u nda nga bashkëshorti i saj i atëhershëm Sylvester Stallone në vitin 1987.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme