Brad Pitt dhe Emma Stone duan role në filmin e ri të Damien Chazelle

Brad Pitt dhe Emma Stone duan role në filmin e ri të Damien Chazelle

16 November 2019 11:32

Paramount i ka blerë të drejtat për dramën “Babylon”, projektin e ri nga Damien Chazelle, ngjarja e të cilës do të duhej të vendosej në të ashtuquajturën epokën e artë të Hollywoodit.

Studio menjëherë e caktoi datën e premierës, kështu që do të na duhet të presim një kohë të gjatë për këtë film pasi që bëhet fjalë për fundin e vitit 2021, apo fillimin e vitit 2022. Brad Pitt dhe Emma Stone janë të interesuar për role në këtë film, por ende nuk janë bërë kontratat.

Ngjarja është vendosur në fund të viteve 1920 gjatë kalimit nga filmat pa zë në filmat me zë, ndërsa në të do të paraqiten personazhe fiktive dhe realë nga kjo epokë. Kështu Stone do ta luante Clara Bow, atëherë seks simbolin dhe yllin e madh filmik e cila ishte vajza e parë “It” hollivudiane, shkruan KOHA Ditore. Pitt do ta luante rolin e personazhit fiktiv, yllin e një filmi pa zë i cili nuk arrin të adaptohet me teknologjinë e re. Burimet thonë se personazhi është shkruar sipas një personi të vërtetë, aktori John Gilbert.

Chazelle me këtë projekt ka kërkuar studioja që nga qershori. Për filmin ishin të interesuar shumë palë, por ishin skeptikë për skenarin i cili i kishte madje 180 faqe, ndërsa për buxhet nevojiteshin midis 80 dhe 100 milionë dollarë. Edhe pse Chazelle e fitoi Oscarin për La La Land, i cili u vlerësua nga kritikët, filmi i tij i fundit First Man, nuk e pati ndonjë shikueshmëri të madhe (përkundër kritikave të mira), gjë që vetëm se kontribuoi në pavendosmërinë e studios. Chazelle në fund arriti ta shkurtojë skenarin për 30 faqe, gjë që e shkurtoi automatikisht buxhetin, kështu që Paramount e bleu projektin për të cilin garoi me Lionsgate.

“Babylon” do të duhej ta ketë premierën e limituar më 25 dhjetor 2021, dhe më pas do të shfaqet në pjesën më të madhe të kinemave nëpër botë më 7 janar 2022.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme