Mo'Nique e padit Netflixin për diskriminim

Mo'Nique e padit Netflixin për diskriminim

16 November 2019 23:59

Mo’Nique e ka ngritur një padi kundër drejtuesve të Netflix, duke i akuzuar për diskriminim.

Ylli dhe fituesja e çmimit Oscar pretendon se drejtuesit në faqen për streaming janë fajtorë për diskriminim racor gjatë negociatave të tyre për një komedi speciale me të.

Në dokumentet ligjore në të cilat ka pasur qasje TMZ, ylli i Precious pretendon se drejtorët e Netflixit i ofruan Amy Schumer 11 milionë dollarë për një stand-up special një orësh, ndërsa këmbëngul se show i Mo'Nique ishte me vlerë prej vetëm 500,000 dollarësh.

Aktorja dhe komedianja e hodhi poshtë ofertën dhe u bëri thirrje fansave ta bojkotojnë Netflixin, shkruan KOHA Ditore.

Tani çështja është përshkallëzuar dhe Mo'Nique po kërkon drejtësi, duke i bërë disa kërkesa të tjera kundër drejtuesve të shërbimit streaming ku theksohet diskriminimi.

Ajo gjithashtu pretendon se një drejtues i Netflixit e përdori fjalën “N” (nigger - zezak) në një takim të vitit 2018.

Ajo po i padit ata për dëme të papërcaktuara.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme