Fragmenti i ri për një nga personazhet më të famshëm të animuar të të gjitha kohërave

Fragmenti i ri për një nga personazhet më të famshëm të animuar të të gjitha kohërave

19 November 2019 12:30

Disa personazhe të animuara janë ikonë e kohës së tyre dhe për ta mund të thuhet se në njëfarë mënyre janë të përjetshëm. Bob Sfunxheri Pantallonkatrori (Spongebob Squarepants) është padyshim një prej tyre.

Në vazhdimin e ri të filmit Spongebob Squarepants: Sponge on the Run, Bob Sfunxheri ynë e fillon një aventurë të re emocionuese e cila do ta gëzojë dhe do ta bëjë të qeshë të gjithë familjen, shkruan KOHA Ditore. Pasi që miku i tij më i mirë kërmilli Gary zhduket, Bob Sfunxheri dhe Patrik largohen nga Bikini Bottom, shtëpia e vetme që ata e njohin dhe nisen drejt së panjohurës për ta shpëtuar mikun e tyre.

Image

Derisa luftojnë me të gjitha kënaqësitë dhe rreziqet e këtij misioni urgjent shpëtimi, Spongebob dhe miqtë e tij do ta dëshmojnë se nuk ekziston asgjë më e fuqishme se miqësia. Në film, njihemi edhe me historinë prekëse të fillimeve të miqësisë së tyre dhe se si lindi i gjithë tregimi i Spongebob që e njohim sot. Do të shohim edhe se si fëmijët e shikonin Sponge dhe ekuipazhin e tij detar.

Regjisori i filmit është Tim Hill, i cili e ka bërë regjinë e filmave të tjerë deri më tani për sfungjerin më të famshëm në botë, ndërsa skenarin e kanë shkruar Jonathan Aibel dhe Glenn Berger.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme