Elizabeth Hurley në dekadën e gjashtë ka me çfarë të mburret

Elizabeth Hurley në dekadën e gjashtë ka me çfarë të mburret

04 December 2019 23:54

Aktorja dhe modelja britanike Elizabeth Hurley edhe në dekadën e gjashtë ka me çfarë të mburret.

Ylli hollivudian ka treguar për kushedi të satën herë që ka një trup të bukur, gjë që mund të vërehet në fotot e reja në bikini të cilat i ka publikuar.

Përveç që merret me dizajnim të rrobave të banjës, Hurley është gjithashtu e përfshirë në fushatën e vetëdijesimit për kancerin e gjirit, shkruan KOHA Ditore.

"Tash e më shumë se 25 vjet përpiqem ta ngre vetëdijesimin për kancerin e gjirit," tha Hurley kohët e fundit gjatë një paraqitjeje në emisionin "This Morning".

Me fotografitë e reja atraktive në bikini që i postoi në Instagram, ajo i ka mahnitur përsëri fansat e shumtë, të cilët e kanë komplimentuar.

"Ende është shumë tërheqëse përkundër moshës", ishte vetëm një nga reagimet e adhuruesve të saj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme