Cardi B fajëson hackerët për mesazhet e Offset për të dashurën e Tekashit

Cardi B fajëson hackerët për mesazhet e Offset për të dashurën e Tekashit

05 December 2019 13:56

Cardi B po “ia kthen goditjen” thashethemeve që e lidhin bashkëshortin e saj Offset me mesazhet me të dashurën e reperit të burgosur Tekashi 6Ix9Ine, duke këmbëngulur se Instagrami i bashkëshortit të saj ishte hackuar.

Jade, me të cilën thuhet se Offset ishte në romancë qysh në vitin 2018, e turpëroi yllin e Migos për mesazhet direkte në Instagram gjatë fundjavës, madje duke e ndarë një video teksa po e kontrollonte telefonin e saj për ta treguar se mesazhi (DM) definitivisht erdhi nga llogaria e Offset, shkruan KOHA Ditore.

Ajo shtoi: "Gruaja jote @iamcardib e ka një TË KALUAR KRIMINELE, pse po më shkruan mua nuk e respekton atë???????"

Por Cardi shkroi në mediat sociale të martën për ta mbrojtur bashkëshortin e saj, duke insistuar se Offset është shumë i sëmurë për t’i shkruar kujtdo.

Image

"Sapo u zgjuam dhe po ballafaqohemi me këto gjepura," shkroi Cardi. "Instagrami i tij është hackuar... ai është ftohur, unë kam dhimbje të mëdha barku. Do të shkoj në spital.

"E di se ka bërë gjëra të marra. Të gjithë e dinë se ai ka bërë gjëra të marra. Por, ne nuk jemi budallenj, ne nuk jemi të çmendur. E kemi pasur një fundjavë të bukur, jeta ishte e mirë. Prandaj nuk do të merrem me këto marrëzira."

Cardi vazhdoi të shpjegojë se Offset nuk është në gjendje të logohet në llogaritë e tij në mediat sociale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme