Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger përsëri së bashku

Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger përsëri së bashku

05 December 2019 15:57

Këngëtarja Nicole Scherzinger (41) i befasoi të gjithë kur, në Londër në Royal Albert Hall në ndarjen e çmimeve British Fashion Awards të cilat i festojnë talentet më të mira të industrisë së modës, u paraqit në shoqërinë e ish të dashurit Lewis Hamilton (34).

Këngëtarja dhe vozitësi shtatë vjet më i vjetër i Formula 1 ishin në lidhje dashurie nga viti 2008 deri në vitin 2015. Ata shokuan shumë adhurues kur njoftuan se po ndaheshin, ndërsa tani mediat britanike po shkruajnë se çifti ka vendosur t’i rregullojë marrëdhëniet dhe të bashkohet përsëri.

Në shkurt të këtij viti, hackerët e publikuan një video ku mund të shihet se si ylli i Formula 1 dhe Nicole po puthen dhe përkëdhelen në shtrat, shkruan Daily Mail.

Filmi privat është bërë me celular dhe nuk duhej të kishte dalë kurrë në publik, pretendon këngëtarja. Klipi u shikua më shumë se 280,000 herë, ndërsa Nicole ishte e shokuar.

Në fillim të dhjetorit, pasi u ndanë gati një dekadë më parë, një nga bendet më të njohura femërore “Pussycat Dolls” u ribashkua, shkruan KOHA Ditore. Ato e patën performancën e tyre të parë pas ribashkimit në shown "X Factor", në të cilin Nicole është anëtare e jurisë. Ato ishin shumë të ngazëllyera, ndërsa Scherzinger theksoi se ky ishte vetëm fillimi, shkruan Daily Mail.

Scherzinger u rikthye në skenë pas dhjetë vjetësh me Kimberly Wyatt (37), Ashley Roberts (38), Carmit Bachar (45), dhe Jessica Sutta (37). Mes tjerash “Pussycat Dolls” po e planifikojnë turnen si pjesë e kthimit të tyre në skenën muzikore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme