Versioni njerëzor i Kenit bëhet Barbie

Versioni njerëzor i Kenit bëhet Barbie

05 December 2019 23:01

Njeriu i varur nga kirurgjia estetike Rodrigo Alves (36) i ka kryer më shumë se 70 operacione plastike në vete dhe është bërë i njohur si 'Keni njerëzor'. Në krahasim me më parë, sot ai duket i panjohshëm.

Ai i është nënshtruar dhjetë operacioneve në hundë, face lift, implante në prapanicë, heqjen e brinjëve, transplantimin e flokëve... Për shkak të të gjitha korrigjimeve ai ka pasur probleme shëndetësore serioze, shkruan KOHA Ditore. Megjithatë, Rodrigo është ende duke i bërë disa ndryshime. Edhe pse ka hequr dorë nga operacionet, ai i ka drejtuar dhëmbët, ndërsa risia e fundit janë ekstensionet. Tani 'Keni njerëzor' ka flokë të gjatë dhe të zbardhur.

Ai postoi në mediat sociale fotografi që tregonin stilin e tij të ri të flokëve. Ai mori shumë komente në lidhje me këtë, si pozitive ashtu edhe negative.

“Dukesh shkëlqyeshëm”, “Mahnitshëm”, “Është e tmerrshme”, “Ti je Barbie, dhe jo Ken” - janë disa nga komentet.

Nga operacionet e shumta, ai ka kryer më së shumti operacione në hundë, ndërsa herën e fundit e ka operuar mjekrën dhe e pranoi se trupi i tij nuk mund të durojë më, dhe se shpreson që ky të jetë operacioni i tij i fundit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme