Johnny Depp producent i muzikorit për Michael Jackson

Johnny Depp producent i muzikorit për Michael Jackson

06 December 2019 08:29

Edhe një muzikor për mbretin e popit Michael Jackson do të shfaqet nëpër teatro vitin e ardhshëm. Aktori i njohur Johnny Depp do ta bëjë produksionin e muzikorit biografik jozyrtar në lidhje me këngëtarin e ndjerë, i cili e sjell historinë e jetës së tij, të treguar nga perspektiva e dorezës së tij me xhingla.

E gjithë ideja tingëllon paksa e pabesueshme, por duket se është e vërtetë.

Dramaturgu Julien Nitzberg e ka shkruar shfaqjen, të titulluar aktualisht “For the Love of a Glove: An Unauthorized Musical Fable About the Life of Michael Jackson, As Told By His Glove”, ndërsa muzikori do të duhej të shfaqet më 25 janar.

Image

Muzikori përshkruhet si "vështrim i forcave të pazakonta që e formësuan Michaelin dhe e lëkundën reputacionin e tij", shkruan KOHA Ditore.

Dorezën e bardhë ikonike me xhingla Jacksoni e kishte marrë nga artisti i tij personal Paul Bedard qysh në vitin 1984 dhe shumë shpesh e kishte bartur në performancat e tij. Doreza disa vjet më parë është shitur në ankand për 64.000 dollar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme