Bella me bikini të zi dhe “kalëron” në jet-ski

Bella me bikini të zi dhe “kalëron” në jet-ski

07 December 2019 14:33

Një nga modelet më të famshme në botë Bella Hadid (23) po argëtohet në Miami. Pasi që u paraqit në festivalin Art Basel në mes të javës që po lëmë pas, Hadid vendosi ta zgjaste qëndrimin e saj derisa paparacët e kapën atë duke u rrezitur në plazhin me rërë.

Bella u rrezit në bikinin e zi miniaturik, ndërsa kur u mërzit, vendosi të hipte në jet-ski. Asaj i bëri shoqëri shoqja e saj Kendall Jenner (24) dhe miku Fai Khadra.

“Çfarë këmbë të gjata ke! Je modele e vërtetë!”, – i shkruan fansat.

Modelistja e njohur në mediat sociale postoi foto nga pushimet e saj në Miami dhe përshkroi se sa shumë po e shijonte perëndimin e Diellit të cilin po e shikonte nga jet-ski, shkruan KOHA Ditore.

“Ky qytet është shumë i bukur”, - ka shkruar Bella, babai i të cilës, sipërmarrësi ndërtimor Mohamed Hadid (71) duhet ta rrënojë vilën e madhe në Bel Air, sipas urdhëresës së gjykatës, por nuk ka para për këtë, shkruan “Daily Mail”. Mohamed ka mbetur pa para, ndërsa duhet t’i mbledhë pesë milionë dollarë për ta rrëzuar vilën.

“Mohamed nuk ka para për këtë”, - tha avokati i tij Bruce Rudman në gjykatë. Mohamed nuk ka nevojë t’i paguajë pesë milionë dollarë menjëherë. Kësti i parë do të ishte gjysmë milioni dollarë. Megjithatë, Mohamed nuk ka para as për këstin e parë, thotë avokati i tij.

“Ai thjesht nuk ka para”, - thotë Bruce Rudman.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme