Madonna provon autohemoterapinë për shkak të dhimbjeve gjatë turneut

Madonna provon autohemoterapinë për shkak të dhimbjeve gjatë turneut

08 December 2019 14:40

Madonna po shpreson që një trajtim radikal i ri i gjakut do ta ndihmojë atë të largohet nga dhimbja misterioze që e detyroi ta anulonte një seri të koncerteve Madame X muajin e kaluar.

Superylli i popit i është drejtuar osteopatit Jean Michel Ete për rehabilitimin e tij të autohemoterapisë, procedurë kjo që e përzien gjakun me gazin e ozonit, shkruan KOHA Ditore.

Këngëtarja e hitit “Like A Virgin” e postoi të enjten videon e procesit në fjalë në mediat sociale - vajzat e saj binjake Stella dhe Estere qëndruan pranë nënës derisa gjaku po nxirrej, përzihej me gazin dhe pompohej përsëri në trupin e Madonnës përmes sistemit intravenoz.

‘"Infuzion i gjakut... infuzion me vitamina... tasat tibetian... këndimi dhe meditimi... U ndjeva për mrekulli më pas!", shkroi këngëtarja.

Image

Ajo shpreson se trajtimi do ta ndihmojë atë ta përfundojë “Madame X Tour” pas anulimit të tri koncerteve në Boston, Massachusetts gjatë fundjavës.

Ajo njoftoi se po i anulonte koncertet përmes Instagramit, duke shkruar: "dhimbja që po e ndiej tani është e madhe dhe duhet të pushoj dhe t’i ndjek urdhrat e mjekëve në mënyrë që të mund të kthehem më e fortë dhe më e mirë."

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme