Jugafrikania Zozibini Tunzi fiton “Miss Universe 2019” Foto: Reuters

Jugafrikania Zozibini Tunzi fiton “Miss Universe 2019”

09 December 2019 11:36

Zozibini Tunzi ka fituar kurorën e “Miss Universe 2019” të dielën mbrëma pasi shkëlqeu në të gjitha sfilatat që kanë pasur në këtë konkurs, kështu duke shpjeguar se pse ishte ajo zgjedhja e duhur.

“Jam rritur në një botë ku një grua që duket sikur unë - me lëkurën time dhe flokët e mi - nuk është konsideruar kurrë të jetë e bukur”, ka thënë ajo, shkruan CNN, transmeton Koha.net. “Mendoj se koha është të ndalet kjo gjë. Dua që fëmijët të më shikojnë mua dhe fytyrën tim dhe dua që ata të shohin fytyrat e tyre të reflektuara në timen”, shtoi ajo.

Dy garueset për këtë kurorë ishin Miss Meksika dhe Miss Puerto Riko.

“Nëse nuk e përdor bukurin tuaj për misioni tënd të jetës, është thjesht një zbukurim bosh”, ka thënë më herët në garë Sofia Aragon, e cila përfaqësoi Meksikën. Ndërsa Puerto Rikon e ka përfaqësuar Madison Anderson.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme