Kënga e Ava Maxit në listën e më të mirave të përzgjedhura nga “The New York Times”

Kënga e Ava Maxit në listën e më të mirave të përzgjedhura nga “The New York Times”

12 December 2019 11:10

“The New York Times” ka publikuar listën e këngëve më të mira të vitit 2019. Ndër to edhe një të

Këngëtares me origjinë shqiptare Ava Max.

Lizzo, Ava Max dhe Post Malone kanë bërë këngët më të mira këtë vit.

Ava Max në llogarinë e saj në Instagram është shprehur shumë e lumtur.

“Faleminderit #Nytimes! Më duket e pabesueshme të jem në një listë me dy prej artistëve të mi të preferuar dhe të cilët unë i admiroj. Fillova dhe i dhashë vetes kohë 15 vite, e me pas kurrë nuk u dorëzova. Rruga deri këtu ka qenë e vështirë dhe vazhdon të jetë. Por, unë vetëm sa kam filluar. Po ju paralajmëroj, unë ende nuk e kam publikuar albumin tim!”, ka shkruar Max, transmeton KultPlus.

Amanda Ava Koci, e njohur profesionalisht me emrin Ava Max, është një këngëtare amerikane dhe kompozitore. Sa i përket etnicitetit të saj, Ava Max është shprehur se është 100% shqiptare. Ajo mori famë me këngën “Sweet but Psycho”, këngë e cila qëndroi në krye të toplistave në 17 shtete të botës.

Ava Max është rritur duke dëgjuar muzikën e këngëtarëve si Mariah Carey dhe Ëhitney Houston. Ajo ka cituar Madonnën, Gëen Stefan, Fergie, Britney Spears dhe Christina Aguilera si disa prej influencave të saj.

Kënga “Sweet but Psycho” u publikua në 17 gusht 2018. Kjo këngë, me producent Cirkut, u shndërrua në hit, duke u listuar në krye të toplistave në dhjetëra vende përfshirë këtu Suedia, Finlanda dhe Norvegjia. Max u bë pjesë e albumit “7” të David Guetta, konkretisht në këngën me titull “Let It Be Me”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme