Harvey Weinstein arrin marrëveshje me akuzueset

13 December 2019 11:58

Drejtuesit e sigurimeve që përfaqësojnë Harvey Weinstein e kanë arritur një marrëveshje tentative 25 milionë dollarëshe me një grup të akuzueseve të producentit për abuzim seksual.

Sipas kushteve të marrëveshjes të së mërkurës, manjatit të turpëruar të filmave nuk do t’i kërkohet ta pranojë ndonjë keqbërje ose t’iu paguajë diçka akuzueseve të tij, sipas TMZ.

Më shumë se 30 femra, të cilat e akuzuan Weinsteinin për akuza të ndryshme, raportohet se do ta ndajnë dëmshpërblimin ndërsa si pasojë të gjitha pretendimet kundër Weinstein dhe kompanisë së tij të produksionit, “The Weinstein Company”, do të anulohen, shkruan KOHA Ditore.

"Nuk mendoj se mund të bëhet një marrëveshje më e mirë", tha Genie Harrison, avokat i njërës prej viktimave, për “New York Times”. "Më të vërtetë e kemi dhënë maksimumin që mundemi në këto rrethana dhe është e rëndësishme që viktimat e tjera ta dinë këtë, të prononcohen dhe të mund ta marrim nivelin më të mirë të kompensimit që kemi mundur ta merrnim".

Image

Weinstein mbetet i lirë me kusht përpara një gjykimi muajin tjetër (janar 2020). Të mërkurën, dorëzania i tij u rrit në 5 milionë dollarë për shkak të shkeljeve në lidhje me pajisjen e tij elektronike të monitorimit.

Harvey Weinstein arrin marrëveshje me akuzueset

Drejtuesit e sigurimeve që përfaqësojnë Harvey Weinstein e kanë arritur një marrëveshje tentative 25 milionë dollarëshe me një grup të akuzueseve të producentit për abuzim seksual.

Sipas kushteve të marrëveshjes të së mërkurës, manjatit të turpëruar të filmave nuk do t’i kërkohet ta pranojë ndonjë keqbërje ose t’iu paguajë diçka akuzueseve të tij, sipas TMZ.

Më shumë se 30 femra, të cilat e akuzuan Weinsteinin për akuza të ndryshme, raportohet se do ta ndajnë dëmshpërblimin ndërsa si pasojë të gjitha pretendimet kundër Weinstein dhe kompanisë së tij të produksionit, “The Weinstein Company”, do të anulohen.

"Nuk mendoj se mund të bëhet një marrëveshje më e mirë", tha Genie Harrison, avokat i njërës prej viktimave, për “New York Times”. "Më të vërtetë e kemi dhënë maksimumin që mundemi në këto rrethana dhe është e rëndësishme që viktimat e tjera ta dinë këtë, të prononcohen dhe të mund ta marrim nivelin më të mirë të kompensimit që kemi mundur ta merrnim".

Weinstein mbetet i lirë me kusht përpara një gjykimi muajin tjetër (janar 2020). Të mërkurën, dorëzania i tij u rrit në 5 milionë dollarë për shkak të shkeljeve në lidhje me pajisjen e tij elektronike të monitorimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme