
Fansat iu japin lamtumirën e fundit Carrie Fisherit dhe Debbie Reynoldsit
Fansat u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit aktoreve Debbie Reynolds dhe Carrie Fisher në Los Angeles, tre muaj pas vdekjes së tyre, raporton BBC.
Aktoret, nënë e bijë, u përkujtuan në teatrin Forest Lawn Memorial Park me 1200 ulëse në Hollywood, transmeton Koha.net.

Aktorja 84 vjeçare e filmit të mirënjohur “Singin' in the Rain”, Reynolds, dhe ylli i “Star Wars” Fisher, 60 vjeç, vdiqën në një ditë diferencë në muajin dhjetor.
“Nuk kishte njerëz më të mirë që unë kam njohur se nëna dhe motra ime”, është shprehur Todd Fisher në skenën e teatrit.
Ajo tha se e organizoi këtë ngjarje dy orë, si një shfaqej dhe jo si përkujtim, sepse nëna e saj nuk i ka dashur ngjarjet përkujtimore.
Në këtë shfaqje ishin të përfshirë edhe valltarët e studios së Debbie Reynolds, që performuan për nder të saj.
Carrie Fisher vdiq më 27 dhjetor 2016 pas një sulmi në zemër, dhe një ditë më pas vdiq nëna e saj Debbie Reynolds pas një goditje në tru.

© KOHA