2Pac ribashkon yjet e “Death Row Records”

2Pac ribashkon yjet e “Death Row Records”

26 March 2017 10:58

Hyrja e reperit Tupac Shakur “Rock And Roll Hall of Fame” në muajin e ardhshëm pritet të bëjë një mini ribashkim të yjeve të “Death Row Records” pasi Snoop Dogg do të udhëheq homazhin, dhe Dr Dre pritet të bashkohet me të, raporton TMZ.

TMZ thotë se, “Snoop është i gatshëm të udhëheqë grupin e reperëve West Coast për ta nderuar 2Pacun. Dhe na është thënë se i është kërkuar edhe Dr Dre-s që të bashkohet në këtë ngjarje”, transmeton Koha.net.

Sipas burimeve të TMZ-së në performancë do të përfshihen së paku tre këngë që do t’i performojnë Snoop, Dre dhe grupi, dhe listën e ngushtë është përfundimisht edhe kënga e famshme “California love”.

Kjo ceremoni do të mbahet më 7 prill në Barclays Center.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme