Aktorja Gresa Pallaska pjesë e operës “Bluebeard’s Castle & The 8th Door”, në Skoci

Aktorja Gresa Pallaska pjesë e operës “Bluebeard’s Castle & The 8th Door”, në Skoci

27 March 2017 10:16

Të martën në “Theatre Royal”, në Skoci do të jetë premiera e shfaqjes “Bluebeard’s Castle & The 8th Door”, e realizuar nga “Scottish Opera”. Në këtë operë e cila do të jetë një gërshetim i dy veprave siç janë “Bluebeard’s Castle” nga Bartok dhe vepra “The 8th Door” nga Lliam Paterson, do të shfaqet edhe aktorja kosovare Gresa Pallaska, shkruan KultPlus.

Dirigjentja e operës Sian Edwards në një video të postuar në rrjetin social Facebook ka treguar së në mbrëmjen e 28 marsit do të prezantohen dy vepra. Për shkak se opera e njohur “Bluebeard’s Castle” nga Bartok, është shumë e shkurtë dhe zgjatë vetëm një orë dirigjentja ka thënë se “Scottish Opera” ka vendosur që të sjellë veprën “The 8th Door”, në pjesën e parë.

Për të realizuar këtë program dhe për të bërë mbrëmjen më interesante ‘Scottish Opera’ në këtë operë ka bërë së bashku aktorë dhe këngëtar. Kurse në mesin e aktorëve të cilët do të ngjitën në skenë e teatrit “Theatre Royal”, teatrit më të vjetër në Glasgow të Skocisë do të jetë edhe aktorja kosovare Gresa Pallaska.

“Në pjesën e parë paraqitet vepra “The 8th Door”, e kompozuar nga kompozitori i ri Lliam Paterson, e cila krijon një lidhshmëri më atë se në veprën Bartok janë shtatë dyer, përfshinë një histori në lidhje me Judith dhe hapjen e këtyre dyerve. Kompozitori Lliam kështu ka shkruan një vepër e cila ndërlidhet me veprën ekzistuese, dhe meqenëse quhet “The 8th Door”, të krijon përshtypjen se është fundi i historisë mirëpo në fakt është ideja e dyerve e cila do të na dërgon drejt “Bluebeard’s Castle”, ka sqaruar dirigjentja e operës Sian Edwards.

Produksioni i kësaj opere po vjen si co-produksion në mes të “Scottish Opera” dhe Vanishing Point e cila është një nga kompanitë më interesante të teatrit në Skoci. Gjithë kjo sipas dirigjentes Sian Edwards është bërë në mënyrë që “Scottish Opera” para publikut të sjellë diçka të re.

Opera “Bluebeard’s Castle & The 8th Door” do të ketë premierën të martën më 28 mars. KultPlus, ju sjellë një video ku shihet edhe aktorja Gresa Pallaska, gjatë provave të gjata që janë mbajtur për këtë operë kaq interesante me kombinim të aktorëve dhe orkestrës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme