Ribashkohet ekipi i “The Fresh Prince Of Bel-Air”

Ribashkohet ekipi i “The Fresh Prince Of Bel-Air”

28 March 2017 14:55

Kasti i serialit të famshëm amerikan të viteve ’90, “The Fresh Prince Of Bel-Air”, kanë bërë një mini-ribashkim dhe kanë kaluar një fundjavë të këndshme.

Aktori Alfonso Ribeiro, i cili ka luajtur në rolin e Carlton Banks, ka postuar një fotografi në Instagram me mbishkrimin: “Gjithmonë i gatshëm të kaloj një pasdite me familjen time Fresh Prince. Do doja që të ishte ende me ne James Avery dhe ta kompletonte këtë ribashkim”.

Në këtë mini-ribashkim të pranishëm ishin aktori i famshëm Will Smith (Will), Tatyana Ali (Ashley), Karyn Parsons (Hilary), Daphne Maxwell Reid (Vivian) dhe Joseph Marcell (shërbëtori Geoffrey).

Aktori James Avery, i cili ka luajtur në këtë serial në rolin e Philipit, ka ndërruar jetë në dhjetor të vitit 2013.

 

Always amazing to spend an afternoon with my Fresh Prince family. Wishing that James Avery was still with us to make this complete.

A post shared by Alfonso Ribeiro (@therealalfonsoribeiro) on

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme