Nicki Minaj heq skenat në Westminster Bridge në Londër

Nicki Minaj heq skenat në Westminster Bridge në Londër

28 March 2017 15:47

Dy ditë përpara sulmit në Westminster në Londër, Nicki Minaj , ishte mbi urë, mes fotografëve dhe telekamerave për të xhiruar videon e “No Frauds”, këngë që ka protagonistë edhe Drake dhe Lil Wayne.

Reperja dhe këngëtarja amerikane ka vendosur t’i heqë skenat e filmuara në vendin e atentatit për respekt të viktimave dhe sipas revistës “Sun”, ka vendosur t’i xhirojë diku tjetër.

Ylli i popit ishte shfaqur në xhirime e veshur me aksesorë të Alexander McQueen. Vetë Minaj kishte postuar foto të ndryshme në rrjetet sociale në të cilat dukej në pjesën e këmbësorëve në urë, në të njëjtin vend ku Khalid Masood shtypi me makinë persona të ndryshëm, transmeton Tgcom24. Si pasojë e sulmit humbën jetën tre persona dhe 40 të tjerë u plagosën.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme