Liverpooli ndalet nga West Hami, ngushtohet diferenca ndaj Cityt Foto: Reuters

Liverpooli ndalet nga West Hami, ngushtohet diferenca ndaj Cityt

04 February 2019 22:51

Liverpooli nuk ka arritur më shumë se një barazim 1 me 1 me West Hamin në xhiron e 25-të të Premier Ligës, për t’ia mundësuar Manchester Cityt që të afrohet në krye të tabelës.

Sadio Mane hapi serinë e golave për Liverpoolin në minutën e 22-të, gjashtë minuta para se Michail Antonio të barazonte gjithçka.

Liverpooli mbetet lider në tabelë me 62 pikë, tri më shumë se City që dje fitoi ndaj Arsenalit. I treti është Tottenhami me 57 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme