Pesë arsyet pse Anglia ka kthyer shpresat te tifozët

Pesë arsyet pse Anglia ka kthyer shpresat te tifozët

27 March 2019 09:17

Në kohët e fundit, kur niveli i pritjeve është rritur për gjasat e Anglisë që t'i japë fund pritjes së gjatë për një trofe të madh, ishte më tepër një besim i verbër dhe shpresë, sesa një dëshmi në fushë.

Mirëpo kësaj radhe, pas një starti elektrizues në ciklin eliminator për "Euro 2020", "luanët e rinj" të Gareth Southgatet duken të gatshëm për t'i dhënë fund shterpësisë, shkruan sot Koha Ditore.

Nga gjitha vendet lidere, asnjëra nuk ka nisur në mënyrë më impresive se Anglia e cila, për herë të parë që nga viti 1984, ka shënuar nga pesë gola në dy ndeshje rresht - duke mposhtur 5:0 Çekinë në shtëpi dhe 5:1 Malin e Zi të hënën mbrëma në udhëtim.

Teste më të vështira e presin, por ka arsye pse tifozët e Anglisë duhet të ndihen optimistë për gjasat që Anglia të bëhet kampione e Evropës vitin e ardhshëm.

Guximi i rinisë

Kur 18-vjeçari Callum Hudson-Odoi u inkuadrua nga bankina kundër Çekisë për t'iu bashkuar Jadon Sanchos që kishte startuar, nënkuptoi se për Anglinë dy lojtarë të moshës 18-vjeçare po luanin në një ndeshje ndërkombëtare për herë të parë në 138 vjet...

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme