Gomez pranë West Hamit

Gomez pranë West Hamit

02 April 2019 20:06

Sulmuesi Maximiliano Gomez pritet të jetë përforcimi i parë i West Ham Unitedit për edicionin 2019/20, ka njoftuar "Daily Mirror".

Gazeta britanike bën të ditur se West Hami ka arritur marrëveshje me Gomezin dhe tashmë ka nisur negociatat me Celta Vigon, me të cilën skuadër ka kontratë deri në verën e vitit 2022.

Edhe pse ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh, Celta është e gatshme ta lirojë Gomezin për 30 milionë euro, transmeton Koha Ditore.

Te West Hami e shohin uruguaianin përforcim të madh për repartin e sulmit, pasi këtë edicion ai ka shënuar dhjetë gola në 26 paraqitje në La Liga.

Gomez te Celta është transferuar në vitin 2017 nga Defensori për katër milionë euro. Ka edhe 11 paraqitje e një gol të shënuar për Përfaqësuesen e Uruguait.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme