West Hami i bën ofertë Xhekos Foto: Reuters

West Hami i bën ofertë Xhekos

09 April 2019 11:10

Ekipi nga Premier League, West Ham United po insiston në transferimin e sulmuesit të Romës, boshnjakut Edin Xheko përcjell "Daily Mail" të martën.

Bëhet e ditur se trajneri i West Hamit, Manuel Pellegrini e do Xhekon me çdo kush nën urdhrat e tij, pasi me boshnjakun ka punuar te Manchester City.

Për ta bindur Xhekon, mësohet se West Hami i ka paraqitur atij një ofertë. 33-vjeçarit, i është ofruar kontratë dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Ai te West Hami do të ketë një pagë javore prej 190 mijë funtesh.

Xheko pritet të largohet nga Roma në fund të këtij edicioni, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër. Ai këtë edicion ka shënuar 12 gola në 33 paraqitje kurse pjesë e Romës është prej vitit 2015.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme