Tri klube angleze synojnë të përforcohen me Perishiqin Foto: Reuters

Tri klube angleze synojnë të përforcohen me Perishiqin

13 April 2019 13:40

Në rast të ardhjes së Gundoganit në Itali tek Interi, nga skuadra mund të largohet Ivan Perishiq, që kërkohet nga tri klube të njohura të Premier Leagues angleze.

Arsenali, Tottenhami dhe West Ham Unitedi, janë të interesuara për t’i siguruar shërbimet e futbollistit kroat. “Gazzetta dello Sport” shkruan se trajneri Luciano Spalletti i ka kërkuar Perishiqit që t’i ndihmojë ekipit të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, para se të mendojë për të ardhmen e tij, transmeton KTV.

Klubet angleze mund të shpenzojnë në 30-vjeçarin prej 35 deri në 40 milionë euro. Gjashtë gola i ka realizuar Perishiq këtë sezon në 38 paraqitje me “Ziekaltrit”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme