Zyrtare: Ndeshja Angli-Kosovë luhet në stadiumin e Southamptonit

Zyrtare: Ndeshja Angli-Kosovë luhet në stadiumin e Southamptonit

01 May 2019 13:53

Anglia do të shkojë në Southampton për ndeshjen kualifikuese me Kosovën për Evropian në muajin shtator.

Ndeshja, që do të zhvillohet në stadiumin “St. Mary’s” të martën më 10 shtator, do të jetë e para për Anglinë që ka luajtur në atë fushë që nga tetori i vitit 2002 kur Maqedonia u nda me barazim 2-2, raporton Koha.net.

Mediat në Angli thonë se ky do të jetë një rast historik për vendësit pasi që do të jetë edhe ndeshja e parë e Anglisë me Kosovë që kur kjo e fundit u anëtarësua në UEFA dhe FIFA më 2016.

Që nga ajo kohë, faqja zyrtare e Federatës Angleze të Futbollit, shkruan se Kosova ka pasur një start madhështor në jetën e skenës ndërkombëtare dhe dolën të parët në grupin e tyre në Ligën e Kombeve pa asnjë humbje për të siguruar së paku play-offin për UEFA EURO 2020.

Biletat për ndeshje do të dalin në shitje në Angli më 10 maj, me çmime nga 10 funte për juniorë nën përcjelljen e familjarëve, pastaj 25 për të rritur dhe të tjera nga 35, 45 dhe 55 funte.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme