West Hami kërkon Caballeron

West Hami kërkon Caballeron

20 May 2019 21:21

West Ham është duke planifikuar të bëjë ofertë për të transferuar portierin argjentinas të Chelseat, Willy Caballero, raporton "Evening Standard".

Caballero aktualisht është portier i dytë te Chelsea pas Kepa Arrizabalagas.

Mirëpo ai mendon të largohet në verë dhe West Ham po interesohet për të.

Caballeros 37-vjeçar i skadon kontrata me Chelsean këtë verë.

Te skuadra londineze u transferua në verën e vitit 2017 si lojtar i lirë nga Manchester City.

Më herët gjatë karrierës edhe ka luajtur në La Liga me Elchen dhe Malagan. Këtë stinor Caballero ka qëndruar në portë në nëntë ndeshje në të gjitha garat.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme